Iniciativa “Move2Learn, Learn2Move”: Rregullat e garës

  1. Përshkrimi

Iniciativa Move2Learn, Learn2Move ka nisur si rezultat i 30 vjetorit të programit Erasmus. Me iniciativën Move2Learn, Learn2Move, projektet Europiane eTwinning do të kenë mundësi të marrin pjesë në një garë dhe të fitojnë bileta udhëtimi në Vende të tjera të Programit Erasmus+[1]. Objektivi i kësaj iniciative është eksperienca për të rinjtë që ka të bëjë me jetesën në Europë dhe impaktin pozitiv që ka Bashkimi Europian në jetën e qytetarëve Europianë dhe fqinjëve të tij të afërt. Për të zbuluar kultura të reja, pjesëmarrësit do të jenë të vetëdijshëm për nivelin e karbonit gjatë udhëtimit, prandaj ata duhet të respektojnë një prag maksimal të emetimit të CO2 gjatë udhëtimit dhe duhet të zgjedhin llojin e transportit në përputhje me rrethanat. Pjesëmarrësit do të mund të zgjedhin të udhëtojnë në grup me klasën ose individualisht.

  1. Aplikantët e përzgjedhur:

Iniciativa Move2Learn, Learn2Move është hapur për projektet Europeane eTwinning të cilat:

- përfshijnë nxënës të moshës gjashtëmbëdhjetë (16) e sipër që nga 31 Dhjetor-i 2017,

- kanë qënë të regjistruar midis midis 1 Janar-it 2016 dhe 30 Maj-it 2017,

- kanë aplikuar për Etiketë Kombëtare Cilësie midis 1 Shtator-it 2016 dhe 30 Qershor-it 2017.

  1. Proçedura e aplikimit

Aplikimi për iniciativën Move2Learn, Learn2Move hapet nga 20 Mars-i 2017 deri 30 Qershor 2017, përmes një formati aplikimi specifik online i cili duhet të mbushet së bashku me formatin e aplikimit për Etiketë Kombëtare Cilësie.

Aplikantët e përzgjedhur të cilët tashmë kanë aplikuar për Etiketë Kombëtare Cilësie janë të autorizuar ta rihapin atë me synim që të përfundojnë aplikimin specifik për iniciativën Move2Learn, Learn2Move

Përzgjedhja do të bëhet nga Komisioni Europian në bazë të kritereve të dhëna më poshtë, me mbështetjen e Shërbimit Kombëtar Mbështetës. 

Biletat e udhëtimit për fituesit do të rezervohen dhe blihen nga një kontraktor i Komisionit. Fituesit NUK duhet të rezervojnë vetë biletat e tyre, duke qënë se biletat që blihen vetë nuk rimbursohen. 

  1. Kriteret e dhëna

Përzgjedhja do të bëhet nga vendet në akordancë me numrin e biletave që janë caktuar. Numri i biletave të udhëtimit që janë në dispozicion në raport me vendet pjesëmarrëse është përcaktuar në Annex 1. Projekti do të vlerësohet në bazë të kritereve të mëposhtme të cilat do të vendosin pikët totale për çdo projekt: 

(1) Njohja e gjashtë kritereve kërkuar nga Etiketa Kombëtare e Cilësisë, do të thotë të kesh arritur të kesh eksperiencë në fushat e mëposhtme (totali: maksimumi 30 pikë)

(1) Inovacioni pedagogjik (maksimumi 5 pikë)

(2) Integrimi kurrikular (maksimumi 5 pikë)

(3) Komunikimi dhe shkëmbimi mes shkollave partnere (maksimumi 5 pikë)

(4) Bashkëpunimi midis shkollave partnere (maksimumi 5 pikë)

(5) Përdorimi i teknologjisë (maksimumi 5 pikë)

(6) Rezultatet, impakti dhe dokumentimi (maksimumi 5 pikë)

(2) Nëse klasa ka pasur udhëtime si klasë (0 pikë) ose ska pasur kurrë (5 pikë).

(3) Zgjerimi përmes së cilës projekti dhe/ose udhëtimi me klasën takon dimensionet e përfshirjes (maksimumi 5 pikë).

(4) Nëse pjesëmarrësit do të udhëtojnë si grup në formën e një udhëtimi me klasën (1 pikë) ose secili më vete (0 pikë).

Projektet aplikuese që kanë arritur më pak se 21 pikë do të skualifikohen automatikisht.

  1. Biletat e udhëtimit

Kur:

Fituesit e garës do të udhëtojnë mes Gushtit 2017 dhe 31 Dhjetorit 2018, për një periudhë kohore të vijueshme 2 javore. 

Vlera maksimale e biletës e dhënë për fituesit e garës:

Fituesve të garës do t'u jepen bileta udhëtimi për destinacionet e zgjedhura. Akomodimi, jetesa, siguracioni ose shpenzimet e tjera të lidhura me udhëtimin do të mbulohen të gjitha nga pjesëmarrësit.

Vlera maksimale e biletave është 350 EURO për çdo udhëtim individual. Në mënyrë të veçantë, vlera maksimale e biletave të udhëtimit mund të arrijë deri 530 EURO për çdo udhëtim individual në tre raste specifike:

  1. Për fituesit që nisen nga Qipro, Malta, Islanda ose rajone si (p.sh. Guadeloupe, French Guiana, Martinique, La Réunion, Mayotte, Saint-Martin, Madeira, Azores and Canary Islands).
  2. Kur udhëtimi i brendshëm kushton për të arritur stacionin e trenit, stacionin e autobusave ose aeroportin nga ku fituesit do të udhëtojnë për të kaluar kufirin 100 EURO.
  3. Kur udhëtimi është një udhëtim me klasën tek një partner eTwinning. 

Kriteret

Udhëtimet nuk duhet të kalojnë limitet e vendosura të dhëna në seksionin e mësipërm. Për më tepër, udhëtimi duhet të njihet me dy kritere të tjera, të cilat do të verifikohen nga kontraktori i Komisionit përgjegjës për lëshimin e biletave:

  1. Një limit i zonës së ndikimit në udhëtim[2]: për çdo pasagjer, mesatarja e ponderuar e emetimit të CO2 për kilometër bazuar në distancën e udhëtimit që do të thotë se që transporti nuk duhet të kalojë 200g/km.
  2. Një raport i arsyeshëm mes kohës së shpenzuar së udhëtimit dhe kohës në destinacion: ky raport nuk duhet të kalojë 1-shin ose 3-shin për një udhëtim maksimumi tre ditë dhe 1-shin ose 4-ën për një udhëtim më të gjatë se tre ditë. Kjo bëhet për të shmangur dërgimin e nxënësve në udhëtime të gjata me transport të ngadaltë ose indirekt gjë që rezulton në një qëndrim më të shkurtër në destinacion. 

Në rast se të dy kriteret nuk mund të zbatohen në të njëjtën kohë, fituesit duhet të zgjedhin destinacion tjetër. 

Megjithatë, me heqjen e kritereve më lart, fituesit duhet të lejohen të mbajnë destinacionin e zgjedhur:

a) Kur udhëtimi është udhëtim shkollor drejt një klase partnere eTwinning. 

b) Kur janë të vendosur në Qipro, Maltë, Islandë ose rajone të largëta. 

Kjo iniciativë mbulon vetëm transportin publik. Transporti privat si makina dhe autobusa charter mund të përdoren për të arritur terminalet ajrore, hekurudhore ose ujore, por kjo është në dorën e pjesëmarrësve dhe nuk mbulohet nga kjo iniciativë. 

Operatorët aktualë të transportit kanë rënë dakort t'i japin pjesëmarrësve një skonto. Lista e këtyre operatorëve dhe detajet e ofertave të tyre do të jenë në dispozicion tek njoftimet e rezultateve. 

  1. Njoftimet e rezultateve

Në fillim të Gushtit 2017, të gjithë aplikantët do të marrin njoftime përmes email-it duke i informuar për:

- Janë përzgjedhur për të udhëtuar ("fituesit").

- Nuk janë përzgjedhur, por janë në listën rezervë. 

- Nuk janë përzgjedhur, përfshirë dhe arsyeja për këtë. 

Fituesit do të marrin të gjitha detajet e nevojshme për hapat e ardhshëm, pra kë të kontaktoni, dhe si të merrni biletat e lira të udhëtimit.

Emrat fitues të klasave dhe projekteve do të vihen në dispozicion të publikut.

  1. Lista Rezervë

Aplikantët e papërzgjidhur për të udhëtuar aplikimet e të cilëve janë mbi pragun minimal të cilësisë dhe renditen menjëherë poshtë fituesve do të vendosen në një listë rezervë në rend zbritës të pikëve. Përfshirja në listën rezervë nuk krijon asnjë të drejtë ndaj Komisionit dhe nuk garanton se pjesëmarrësit do të përzgjidhen për të udhëtuar në një fazë të mëvonshme nën këtë iniciativë.

Nëse vlera e biletave të dhëna për disa fitues është më e ulët se vlera maksimale e parashikuar sipas kësaj nisme (shih seksionin 5 më sipër), Komisioni mund të japë bileta për aplikantët e vendosur në listën rezervë. Për këtë qëllim, rezervimet e udhëtimit do të shqyrtohen në baza mujore, duke përfshirë edhe vlerën e biletave të udhëtimit të përdorura për çdo fitues.

  1. Mospranimi

Komisioni nuk mund të jetë përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar ose të pësuar nga ndonjë nga pjesëmarrësit në konkurs, duke përfshirë edhe dëmet e shkaktuara nga palët e treta si pasojë e realizimit të aktiviteteve që lidhen me këtë garë.

Komisioni nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëm material ose jo, ose dëm fizik të shkaktuar nga fituesit apo nga ata që i shoqërojnë në rrjedhën e udhëtimit të tyre ose gjatë qëndrimit në destinacion.

Pjesëmarrësit dhe ata që i shoqërojnë këshillohen të marrin sigurimin e duhur shëndetësor dhe sigurimin e udhëtimit për të gjithë kohëzgjatjen e udhëtimit. Zakonisht mbulimi bazë i sigurimit shëndetësor ofrohet nga sigurimi kombëtar shëndetësor i pjesëmarrësit gjatë qëndrimit të tij / saj në një vend tjetër të BE-së nëpërmjet Kartës Evropiane të Sigurimeve. Megjithatë, mbulimi i Kartës Evropiane të Sigurimeve Shëndetësore apo sigurimit shëndetësor privat mund të mos jetë i mjaftueshëm, veçanërisht në rast nevoje për riatdhesim dhe ndërhyrje specifike mjekësore. Në këtë rast, një plotësues i sigurimit privat mund të jetë i dobishëm. Mbulimi i sigurimit është përgjegjësi e vetë shkollës (në rast të një udhëtimi me klasën), ose të përfaqësuesit ligjor të pjesëmarrësit (në rast të një udhëtimi individual për të miturit), ose të vetë udhëtarit (në qoftë se pjesëmarrësi nuk është i mitur). Përveç kësaj, është përgjegjësi e shkollës që pjesëmarrësi të jetë i vetëdijshëm për çështjet e sigurimit shëndetësor.

Në rastin e një udhëtimi shkollor, Drejtoria e shkollës duhet të sigurojë marrëveshje formale paraprakisht me lëshimin e biletave të udhëtimit. Përveç kësaj, Drejtoria e shkollës duhet të verifikojë se pjesëmarrja e të miturve në udhëtim ka qenë e autorizuar zyrtarisht nga përfaqësuesi i tyre ligjor (në shumicën e rasteve është nga prindërit e tyre).


[1]

Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian (EU)

Belgjikë

Greqi

Lituani

Portugali

Bullgari

Spanjë

Luksemburg

Rumani

Republika Çeke

Francë

Hungari

Slloveni

Danimarkë

Kroaci

Maltë

Sllovaki

Gjermani

Itali

Hollandë

Finlandë

Estoni

Qipro

Austri

Suedi

Irlandë

Letoni

Poloni

Mbretëri e Bashkuar

Vende me Programe Jo-EU 

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë 

Islanda

Lihtenshtajn

Norvegji

Shqipëri

Bosnjë & Hercegovina

Mali i Zi (*)

Serbi
Turqi

[2] Këto emetime janë: 14 për mjetet hekurudhore, 68 për autobusa & fugona, 86 për tragete mesatare, 258 për tragete të vegjël dhe 285 për aeroplanë. Për shembull, për një udhëtim 30 km me traget të vogël të ndjekur me 420 km me tren dhe mbyllet me 40 km me makinë, mesatarja e ponderuar është: ((30x258)+(420x14)+(40x68))/(30+420+40)=33.35 g/km CO2. Kjo vlerë e CO2 është caktuar për të shmangur udhëtimet vetëm me aeroplan.

(*) Mali i Zi është në parim një vend eTwinning. Numri i biletave do të vendoset nga Shërbimi Kombëtar i Mbështetjes i themeluar brenda afatit të konkursit. Udhëtimi në Mal të Zi do të lejohet. 

  • Administration